Ndërlidhjet

Putin “synon të ndezë garë armësh”


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Kreu i Komitetit të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për Çështje Politike dhe të Sigurisë, senatori amerikan, Roger Wicker, është shprehur i shqetësuar me mbështetjen që u jep ushtria ruse separatistëve në lindje të Ukrainës.

Wicker po ashtu ka thënë se është i zhgënjyer me vendimin e Rusisë për të pezulluar punën në kuadër të Traktatit mbi Forcat e Armatosura Konvencionale në Evropë.

Ai ka hedhur poshtë argumentet e Rusisë se tërheqja e saj është detyruar nga veprimet e NATO-s.

Wicker ka thënë se “agresioni” i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, kundër Ukrainës tregon qartë se ai “synon të ndezë një garë armësh që mund të kërcënojë sigurinë dhe stabilitetin në Evropë”.

XS
SM
MD
LG