Ndërlidhjet

Mjekë ukrainas vizitojnë Savchenkon


Nadia Savchenko

Nadia Savchenko

Një grup i mjekëve ukrainas, të cilët kanë udhëtuar drejt Rusisë për të vizituar piloten e burgosur ukrainase, Nadia Savchenko, janë lejuar brenda qelisë së burgut.

Agjencia Interfax citon komisionaren për të drejta të njeriut të Rusisë, Ella Pamfilova, të ketë thënë se vizita e sotme ka zgjatur më shumë se tri orë.

Zyrtarët rusë kanë bllokuar përpjekjet e mejkëve ukrainas për të vizituar Savchenkon të premten.

Pamfilova ka thënë se mjekët nuk kanë pasur dokumentet e nevojshme nga Ministria e Jashtme e Rusisë.

Savcehnko ka përfunduar së voni grevën tremuajshe të urisë për të kundërshtuar, siç ka thënë, burgosjen e paligjshme nga Rusia.

Ajo është akuzuar për përfshirje në një sulm me mortaja, i cili ka vrarë dy gazetarë rusë, të cilët kanë qenë duke mbuluar konfliktin në lindje të Ukrainës.

XS
SM
MD
LG