Ndërlidhjet

Pezullohet ofensiva për marrjen e Tikritit


Tikrit, Irak

Tikrit, Irak

Forcat irakiane dhe milicitë shiite që po luftojnë për rimarrjen e qytetit të Tirkitit nga militantët e Shtetit Islamik, kanë ndaluar ofensivën e tyre, në pritje të përforcimeve.

Trupat e Qeverisë irakiane janë afruar tashmë në periferitë e qytetit, ndërsa qendra vazhdon të kontrollohet nga militantët.

Ushtria ka nisur ofensivën 13 ditë më parë, por përparimi i saj është ngadalësuar për shkak të bombave në anë të rrugës dhe snajperëve.

Tikriti ka rënë në duart e Shtetit Islamik qysh në qershor të vitit 2014.

XS
SM
MD
LG