Ndërlidhjet

Serbia s’do të luajë ndeshje basketbolli me Kosovën


Ekipi serb i basketbollit.
Ekipi serb i basketbollit.

Federata e Basketbollit e Serbisë ka pranuar se njohja e Kosovës nga Federata Ndërkombëtare e Basketbollit (FIBA) ka qenë e pashmangshme, por ka shtuar se ndeshjet me Kosovën duhet të shmangen.

“Presim që FIBA të marrë seriozisht paralajmërimin tonë që ndeshjet në çdo nivel, të shmangen me çdo kusht”, ka thënë federata serbe.

Përfaqësuesit e Federatës së Basketbollit të Kosovës kanë njoftuar të premten se Komiteti Ekzekutiv i FIBA-s ka vendosur që Kosovën ta pranojë anëtare të saj me të drejta të barabarta.

XS
SM
MD
LG