Ndërlidhjet

logo-print

Raporti i Nemtsovit për Rusinë publikohet në prill


Boris Nemtsov

Boris Nemtsov

Një raport për rolin e Rusisë në konfliktin në Ukrainë, i hartuar nga opozitari i vrarë rus, Boris Nemtsov, do të publikohet në muajin prill, i ka thënë BBC-së kolegu i Nemtsovit, Ilya Yashin.

Sipas tij, shumica e materialit të Nemtsovit është ruajtur, pavarësisht kontrolleve të policisë në apartamentin dhe zyrat e tij.

Nemstov është vrarë më 27 shkurt pranë ndërtesës së Kremlinit në Moskë.

Aleatët e tij kanë thënë se vrasja lidhet me kritikat e tij kundër Kremlinit.

Disa persona nga rajoni i Kaukazit janë arrestuar për vrasjen.

XS
SM
MD
LG