Ndërlidhjet

IS-i ka “ka përdorur gaz klori” në një sulm


Militant i Shtetit Islamik

Militant i Shtetit Islamik

Autoritetet në rajonin gjysmë-autonom kurd të Irakut kanë thënë se militantët e Shtetit Islamik (IS) kanë përdorur gazin e klorit në një sulm kundër forcave peshmerga.

Këshilli i Sigurimit i Qeverisë Rajonale Kurde ka thënë përmes një deklarate se forcat peshmerga kanë marrë mostra të tokës dhe veshjeve pas një sulmi vetëvrasës të Shtetit Islamik në veri të Irakut, në muajin janar.

Në deklaratë thuhet se “mostrat përmbajnë nivele të klorit, të cilat sugjerojnë se substanca është përdorur në formë arme”.

Ky njoftim, megjithatë, nuk është konfirmuar në mënyrë të pavarur.

Deklarata po ashtu thotë se analiza është keryer në një laborator të certifikuar të Bashkimit Evropian.

Sulmi vetëvrasës më 23 janar ka ndodhur midis qytetit Mosul dhe kufirit me Sirinë, thuhet në deklaratë.

XS
SM
MD
LG