Ndërlidhjet

Republikanëve u kërkohet të mos ndërhyjnë te Irani


Flamuri iranian - ilustrim
Flamuri iranian - ilustrim

Shtëpia e Bardhë ka bërë një paralajmërim të ri për Republikanët e Senatit amerikan, duke u kërkuar atyre që të qëndrojnë jashtë negociatave me Iranin, për programin e tij bërthamor.

Shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, Denis McDonough, i ka thënë kryesuesit të Komitetit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë, Bob Corker, se legjislacioni që sponsorizon ai, mund të rrënojë suksesin e çdo marrëveshjeje me Iranin.

Legjislacioni i propozuar kërkon që Kongresi të votojë për miratimin e çdo marrëveshjeje midis Iranit dhe grupit të fuqive botërore: Shteteve të Bashkuara, Britanisë, Francës, Rusisë, Kinës dhe Gjermanisë.

Negociatat me Republikën Islamike vazhdojnë sot në Lozanë të Zvicrës.

Lexoni edhe këtë.

XS
SM
MD
LG