Ndërlidhjet

Serbia mban ditë zie


Serbi
Serbi

Në Serbi është sot ditë zie, në nderim të shtatë personave që kanë humbur jetën nga rrëzimi i helikopterit.

Helikopteri i ushtrisë, i cili po bartte një foshnje të sëmurë nga rajoni i Rashkës, është rrëzuar pranë aeroportit të Beogradit, të premten në mbrëmje, për shkak të mjegullës së dendur.

Katër anëtarë të ekuipazhit, dy punonjës shëndetësorë dhe foshnja pesëditëshe janë në mesin e të vrarëve.

Ministria e Mbrojtjes e Serbisë ka thënë se vendi ka humbur “pilotët më të mirë”.

XS
SM
MD
LG