Ndërlidhjet

logo-print

Arrijnë ndihma në arqipelagun e shkatërruar nga cikloni


Vanuatu, 14 mars 2015.

Vanuatu, 14 mars 2015.

Ndihmat kanë nisur të arrijnë në arqipelagun Vanuatu të Paqësorit, i cili është goditur rëndë nga cikloni Pam.

Aeroplanë me furnizime nga Australia dhe Zelanda e Re tashmë kanë arritur, ndërsa edhe vende të tjera janë zotuar se do të ndihmojnë.

Presidenti i Vanuatu-s, Baldwin Lonsdale, e ka përshkruar ciklonin si “përbindësh”.

Ai ka thënë se erërat e fuqishme kanë shkatërruar shumicën e ndërtesave në kryeqytetin Port Vila, përfshirë shkolla dhe spitale.

Së paku tetë persona raportohen të vdekur.

Cikloni Pam ka sjellë erëra deri në 300 kilometra në orë, mëngjesin e së shtunës, në Vanuatu.

XS
SM
MD
LG