Ndërlidhjet

Biden dhe Poroshenko flasin për krizën në Ukrainë


Biden dhe Poroshenko - foto arkivi

Biden dhe Poroshenko - foto arkivi

Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, dhe presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, kanë biseduar përmes telefonit për krizën në lindje të Ukrainës.

Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se të dy liderët i kanë bërë thirrje Rusisë dhe separatistëve pro-rusë që luftojnë forcat qeveritare të Ukrainës, të zbatojnë marrëveshjen për armëpushim.

Ata po ashtu kanë mirëpritur dorëzimin e këstit të parë të ndihmës nga Fondi Monetar Ndërkombëtar tek autoritetet e Kievit.

Kësti prej 5 miliardë dollarësh, të cilin Kievi e ka marrë më 13 mars, është pjesa e parë e paketës së ndihmës nga FMN-ja, në vlerë prej 17.5 miliardë dollarësh.

XS
SM
MD
LG