Ndërlidhjet

Vazhdojnë sot bisedimet për Iranin


Kerry dhe Zarif - foto arkivi

Kerry dhe Zarif - foto arkivi

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thënë në prag të bisedimeve të sotme me ministrin e Jashtëm të Iranit, Mohammad Javad Zarif, se është e mundur që në “ditët e ardhshme” të arrihet marrëveshja kornizë me Iranin, nëse ky i fundit dëshmon se programi i tij bërthamor ka vetëm qëllime paqësore.

Kerry takon sot në Lozanë të Zvicrës Zarifin, me synimin për të tejkaluar dallimet e mbetura midis Teheranit dhe gjashtë fuqive botërore.

Negociatorët kanë caktuar fundin e marsit si afat për arritjen e marrëveshjes kornizë dhe fundin e qershorit për marrëveshjen finale.

Fuqitë botërore duan që Irani të frenojë aktivitetet bërthamore - për të cilat druajnë se kanë qëllim krijimin e armës atomike - në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

Kerry ka thënë se është bërë përparim drejt marrëveshjes, porse “hendeqe të rëndësishme” vazhdojnë të mbesin.

XS
SM
MD
LG