Ndërlidhjet

Vatikani mbështet përdorimin e forcës kundër IS-it


Vatikan - foto arkivi

Vatikan - foto arkivi

Vatikani ka thënë se mund të jetë i nevojshëm përdorimi i forcës për të ndaluar sulmet e militantëve të Shtetit Islamik (IS) në Lindjen e Mesme, nëse nuk gjendet një zgjidhje politike.

Kryepeshkopi Silvano Tomasi, diplomat i lartë i Vatikanit në Kombet e Bashkuara në Gjenevë, ka thënë se xhihadistët janë duke kryer “gjenocid” dhe ata duhet të ndalohen.

“Të krishterët, jazidët, shiitët, sunitët, alavitët, të gjithë janë qenie njerëzore, të drejtat e të cilëve duhet të mbrohen”, ka thënë Tomasi.

Sipas tij, çdo koalicion duhet të përfshijë shtetet myslimane nga Lindja e Mesme dhe duhet të udhëhiqet nga OKB-ja.

Vatikani tradicionalisht ka kundërshtuar ndërhyrjen ushtarake në rajon.

Militantët kanë kryesisht në shënjestër pakicat fetare në territoret që kontrollojnë në Siri dhe Irak.

Mijëra njerëz janë detyruar të lënë shtëpitë.

XS
SM
MD
LG