Ndërlidhjet

logo-print

SHBA “ka financuar pa dashje” militantët


Abid Naseer

Abid Naseer

Një raport në gazetën amerikane “New York Times” bën të ditur se zyrtarët afganë kanë dhënë një milion dollarë nga një fond sekret i CIA-s dhe katër milionë dollarë nga vende të tjera për të paguar lirimin e një pengu më 2010.

Raporti thotë se pagesat kanë qenë vetëm pjesë e listës së gjatë të shembujve se si mbikëqyrja e dobët dhe kontrollet e pakta financiare kanë bërë që Shtetet e Bashkuara të financojnë pa dashje militantët që kanë luftuar.

Dokumentacioni i pagesës së shpërblimit është përfshirë në korrespondencën midis liderit të Al Kadiës, Osama bin Laden, dhe menaxherit të përgjithshëm të Al Kaidës, Atiyah Abd al-Rahman, që është paraqitur si provë nga prokurorët federalë në gjyqin e Abid Naseerit në Bruklin.

Nasser është operativ i Al Kaidës në Pakistan, i cili është dënuar këtë muaj për mbështetje të terrorizmit dhe konspiracion për të bombarduar një qendër tregtare në Londër.

Letrat janë zbuluar nga dosjet dhe dokumentet kompjuterike, të konfiskuara nga komandot e ushtrisë amerikane më 2011, kur kanë vrarë Bin Ladenin në Abotabad të Pakistanit.

XS
SM
MD
LG