Ndërlidhjet

Varroset gjermania që luftoi IS-in


Ilustrim

Ilustrim

Rreth 2,000 njerëz kanë marrë pjesë në funeralin e një gruaje gjermane, e cila ka vdekur duke luftuar militantët e Shtetit Islamik (IS) në Siri.

Ivana Hoffmann, 19 vjeçe, është varrosur në qytetin Duisburg.

Hoffman është vrarë këtë muaj, në një betejë për qytetin Tal Tamr, në veriperëndim të Sirisë.

Ajo ka luftuar përkrah forcave kurde.

Hoffman është luftëtarja e parë nga Perëndimi që vritet duke luftuar IS-in.

Ajo ka qenë anëtare e Partisë Komuniste Marksiste-Leniniste të Turqisë dhe u është bashkuar forcave kurde gjashtë muaj më herët.

Rreth 100 vullnetarë perëndimorë besohet se luftojnë kundër IS-it së bashku me forcat kurde në veri të Sirisë dhe në Irakun fqinj.

XS
SM
MD
LG