Ndërlidhjet

logo-print

Opozita kërkon qeveri kalimtare, Gruevski refuzon


Nga tubimi i partisë së kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski, të dielën në Shkup.

Nga tubimi i partisë së kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski, të dielën në Shkup.

Opozita në Maqedoni ka përsëritur kërkesën për qeveri kalimtare, si alternativa e vetme për nxjerrjen e vendit nga kriza në të cilën është futur, pas publikimit të asaj që quhet “aferë e përgjimeve”.

Lideri i Lidhjes Social-Demokrate në opozitë, Zoran Zaev, ka publikuar audio-incizime të reja nga bisedat e përgjuara telefonike të zyrtarëve të qeverisë, të cilat, sipas tij, dëshmojnë punën kriminale të pushtetit aktual.

Në fokus të materialeve të prezantuara sot ka qenë kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, i cili, në një bisedë me ministrin e Transportit, Mile Janakievski, merret vesh për ndryshimin e një plani urbanistik të Shkupit, në mënyrë që personalisht të përvetësojë tokë për ndërtim në pjesën elitare të kryeqendrës.

“Nuk ka më asgjë se çfarë të fshehë, apo të pranojë. Gjithçka është e qartë. Gruevskit i ka ardhur fundi. Vetëm me dorëheqjen e Gruevskit dhe formimin e qeverisë kalimtare, mund të dilet nga kriza politike në të cilën ndodhet Maqedonia”, ka deklaruar Zaev.

Por, kritikave të tij, Gruevski i është përgjigjur në një miting të partisë së tij, VMRO-DPMNE, të mbajtur menjëherë pas publikimit të, siç thuhet, “bombës së dhjetë” të opozitës.

Gruevki ka përjashtuar çdo mundësi për dorëheqje, apo për qeveri kalimtare.

“Nuk do të ketë zgjedhje, nuk do të ketë qeveri kalimtare me VMRO-DPMNE-në si pjesë e saj. Legjitimitetin e një qeverie e cakton populli. Ne respketojmë vullnetin e popullit, i cili shihet edhe nga tubimi i sotëm”, ka deklaruar Gruevski, duke akuzuar kreun e opozitës për, siç ka thënë, “tentim për rrëzimin me dhunë të qeverisë së zgjedhur në mënyrë demokratike”.

Gruevski ka thënë se të gjitha materialet e publikuara nga Zaevi janë të montuara me ndihmën e shërbimeve të huaja sekrete, me qëllimin e vetëm destabilizimin e Maqedonisë.

Gruevski ka hedhur poshtë mundësitë për ndryshimin e emrit të shtetit, siç kërkohet, për zhbllokimin e procesit eurointegrues të Maqedonisë.

XS
SM
MD
LG