Ndërlidhjet

logo-print

Komandanti çeçen mohon përfshirjen në vrasjen e Nemtsovit


Vendi ku është vrarë Nemtsov.

Vendi ku është vrarë Nemtsov.

Adam Osmayev, një komandant çeçen i një batalioni vullnetar ukrainas, ka mohuar çdo përfshirje në vrasjen e opozitarit rus, Boris Nemtsov.

Gazeta ruse pro-qeveritare, Komsomolskaya Pravda, ka raportuar se “organizatorët e krimit mund të kenë qenë militantët çeçenë” që luftojnë përkrah forcave qeveritare kundër separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës.

Ajo ka cituar një burim të paidentifikuar të zbatimit të ligjit të ketë thënë se organizatorë të vrasjes kanë qenë Osmayev dhe gruaja e tij, Amina Okuyeva.

Nemtsov është vrarë më 27 shkurt në Moskë, vetëm disa metra larg ndërtesës së Kremlinit.

Osmayev i ka thënë televizionit rus TV RAIN se akuzat janë “absurditet i plotë” që nuk ia vlen as të komentohet.

XS
SM
MD
LG