Ndërlidhjet

logo-print

“Gur varri” për Putinin në Ukrainë


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Aktivistët në Ukrainë kanë ngritur një gur varri për presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, jashtë ambasadës së Rusisë në Kiev, në përgjigje të, siç kanë thënë, spekulimeve për mungesën e tij në publik.

Protesta është organizuar nga grupi Automaidan.

Në gur, Putin është paraqitur me mustaqe të stilit të Hitlerit dhe shkruan "Khu#lo V.V. 12.03.2015", referencë kjo për Vladimir Vladimirovich dhe për datën e supozuar të vdekjes.

Putin nuk është para në publik ose drejtpërdrejt në televizion qysh më 5 mars, duke nxitur thashetheme se ai është i sëmurë.

XS
SM
MD
LG