Ndërlidhjet

logo-print

Në Baku, protestë kundër zhvlerësimit të monedhës


Baku, Azerbajxhan

Baku, Azerbajxhan

Qindra njerëz kanë protestuar të dielën në Baku, për të shprehur shqetësimet e tyre për rritjen e çmimeve dhe ndikimet e tjera negative që ka shkaktuar zhvlerësimi i monedhës kombëtare manat.

Protesta me moton “Fund grabitjes” është organizuar nga Këshilli Kombëtar i Forcave Demokratike.

Protestuesit kanë mbajtur pankarta me mbishkrimet “Ndëshkojini vrasësit e manatit” dhe “Jepni fund falsifikimit të zgjedhjeve”.

Banka Qendrore e Azerbajxhanit ka zhvlerësuar befas manatin kundër dollarit dhe euros në shkurt, duke bërë që ai të humbasë më shumë se 33.5 për qind të vlerës kundër dollarit amerikan dhe 30 për qind të vlerës kundër euros.

XS
SM
MD
LG