Ndërlidhjet

Rihapet dyqani hebre në Paris


Policë francezë

Policë francezë

Një dyqan hebre në Paris është rihapur dy muaj pasi një person i armatosur, i lidhur me militantët që kanë sulmuar revistën satirike franceze Charlie Hebdo, ka shkaktuar krizë të pengjeve atje.

Amedy Coulibaly ka vrarë katër pengje në marketin Hyper Cacher, para se është qëlluar për vdekje nga forcat e sigurisë.

Ai ka shprehur besnikëri me militantët e Shtetit Islamik dhe ka pasur lidhje me dy personat që kanë vrarë 12 njerëz në zyrat e Charlie Hebdo-së, në muajin janar.

“Dyqani është rihapur për të treguar se jeta është më e fuqishme se çdo gjë ka thënë”, ministri i Brendshëm i Francës, Bernard Cazeneuve.

XS
SM
MD
LG