Ndërlidhjet

logo-print

Dorëzohet draft ligji për statusin special për Ukrainën lindore


Ilustrim

Ilustrim

Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, e ka dorëzuar projektligjin që nënvizon vijën administrative të disa qarqeve të rajonit që kontrollohen nga separatistët pro rusë në pjesën lindore të Ukrainës.

Kjo gjë po interpretohet si dhënie e statusit special për këtë rajon.

Projektligji është regjistruar në bazën e të dhënave të parlamentit ukrainas, mbrëmjen e 14 marsit.

Projektligji mund të votohet qysh këtë javë.

Sipas marrëveshjës së armëpushimit që është arritur më 12 shkurt në Minsk në mes të liderëve të Ukrainës, RUsisë, Gjermanisë dhe Francës, parlamenti ukrainas është dashur që zyrtarisht të njoh statusin special të Donjeckut dhe Lluhanskut, që tani kontrollohen nga rebelët pro rusë.

Më 13 mars, liderët e entiteteve të vetdeklaruara si republika, Aleksandr Zakharchenko dhe Igor Plotnitsky, së bashku i kanë bërë thirrje presidentit francez, Francois Hollande dhe kancelares gjermane, Angela Merkel që t’i bëjnë presion Kievit për implementimin e marrëveshjes së Minskut.

XS
SM
MD
LG