Ndërlidhjet

logo-print

Arrestohet personi që dyshohet se qëlloi policët amerikanë


Ilustrim

Ilustrim

Policia ka arrestuar të dyshuarin e plagosjes së dy oficerëve policor të cilët u qëlluan të enjtën derisa e monitoronin një demonstratë të qetë përballë shtabit të policisë në Ferguson të SHBA-ve.

Policia amerikane ka njoftuar mbrëmë vonë që e ka arrestuar të dyshuarin dhe një armë zjarri në lidhje me këtë ngjarje.

I dyshuari është identifikuar si 20 vjecari afrikano amerikan, Jeffrey Williams.

Ai sipas njoftimeve të policisë jeton në Saint Louis, ndërsa ka marrë pjesë edhe në protesta të tjera, megjithëse liderët e protestave kundër sjelljeve të policisë amerikane në Ferguson thonë se nuk e kanë parë atë djalë asnjëherë më parë.

Të enjtën, derisa demonstratës poi vinte fundi, Williams dyshohet se ka qëlluar katër herë me armë zjarri në afërsi të stacionit të policisë, duke plagosur dy oficerë.

XS
SM
MD
LG