Ndërlidhjet

Kina bëhet eksportuesi i tretë në botë i armëve


Ilustrim

Ilustrim

Kina e ka kaluar Gjermaninë dhe Francën për tu bërë eksportuesi i tretë më i madh në botë i armëve, pas SHBA-ve dhe Rusisë.

Instituti i Stokholmit për Kërkim të Paqes Ndërkombëtare (SIPRI), në raportin e saj vjetor ka thënë se SHBA-të përbëjnë 31 % të eksporteve të armëve në tërë botën gjatë vitit 2014, e përcjellur nga Rusia me 27% të këtij tregu.

Kina gjendet shumë prapa me 5% të totalit botëror sa i përket eksportimit të armëve.

Pekingu për pak e ka kaluar Gjermaninë dhe Francën për tu bërë eksportuesi i tretë më i madh në botë i armëve.

SIPRI ka thënë se 41 % e armëve kineze eksportohen në Pakistan, derisa blerësi kryesor i armëve ruse është India, që është edhe importuesi më i madh i armëve në botë.

SHBA-të megjithatë e kanë numrin më të madh të armëve, derisa Koreja e Jugut merr 9% të armëve të eksporteve amerikane.

XS
SM
MD
LG