Ndërlidhjet

logo-print

Vdiq basisti i Toto-s, Mike Porcaro


Ilustrim

Ilustrim

Basisti shumë vjeçar i grupit rok amerikan Toto, Mike Porcaro, ka vdekur të dielën, lajm ky që është publikuar nga vëllai i tij dhe anëtari i të njejtit grup përmes një deklarate të shkurtër, raporton Reuters.

Porcaro ka qenë vetëm 59 vjeçar.

Grupi, në muajin shkurt të vitit 2010 ka thënë se Porcaro është diagnostifikuar me ALS, apo Skleroza amiotrofike laterale.

Grupi i muzikës rok që është fituese i disa çmimeve Grammy, ka thënë se do të realizoj një turne për të gjeneruar fonde për trajtimin e basistit dhe për të ngritur vetëdijën rreth kësaj sëmundjeje.

XS
SM
MD
LG