Ndërlidhjet

‘E Përhitura’, për disa ditë fiton mbi 200 milionë dollarë


Ilustrim

Ilustrim

Filmi i kompanisë “Walt Disney Studios”, ‘Cinderella’ (E Përhitura), ka mbledhur mbi 70 milionë dollarë duke arritur kështu në krye të filmave më të pëlqyer në kinematë amerikane.

Në tregun global, filmi ka arritur të fitoi 132 milionë dollarë.

Përshtatja e filmit sipas përrallës së njohur është pjesë e strategjisë së Walt Disney Studios për t’i realizuar si filma të metrazhit të gjatë të gjitha prodhimet që vite më parë i ka realizuar si filma të vizatimuar.

Kjo metodë është treguar shumë fitimprurëse për Disney Studios pas sukseseve të “Maleficient”, dhe ‘Liza në Botën e Çudirave”.

Walt Disney Studios po planifikon që të realizojë edhe filmat “Dumbo” dhe “E Bukura dhe Bisha”.

XS
SM
MD
LG