Ndërlidhjet

Jahjaga realizon vizitën e parë zyrtare në Zvicër


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, gjatë fjalimit në Kuvend

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, gjatë fjalimit në Kuvend

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga do të realizojë sot vizitën e parë zyrtare në Zvicër, konfirmon për Radion Evropa e Lirë, zyra e të parës së shtetit kosovar.

Gjatë qëndrimit në Bernë, Presidentja Jahjaga do të takohet me presidenten e Konfederatës zvicrane, Simonetta Sommaruga.

Zonja Jahjaga gjithashtu do të marrë pjesë edhe në një konferencë të bizneseve zvicrane dhe atyre të diasporës me qëllim që të diskutohet mundësia e investimeve në Kosovë.

XS
SM
MD
LG