Ndërlidhjet

Sot vazhdojnë negociatat SHBA – Iran


Ilustrim

Ilustrim

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry dhe homologu i tij iranian, Mohamad Javad Zarif, do të takohen sot në Zvicër, për bisedime të rëndësishme që kanë për qëllim arritjen e një marrëveshjeje për programin bërthamor të Iranit.

Takimi që pritet të mbahet në Luzanë të Zvicrës, në orën 20 sipas orës tonë, ndodhë dy javë para skadimit të një afati që vet palët negociuese e kanë vendosur për arritjen e një marrëveshjeje fillestare.

Përpos programit bërthamor iranian, marrëveshja ka për qëllim edhe zbutjen e sanksioneve ndaj Iranit.

Marrëveshja finale pritet të arrihet deri më 1 korrik.

Zarifi, gjatë kësaj jave do të takohet edhe me zyrtarët kryesor të gjashtë fuqive botërore që po negociojnë me të, Britania, Franca, Gjermania, Rusia dhe Kina.

Në Egjipt, dje Kerry ka thënë se shumica e problemeve që po pengojonë arritjen e një marrëveshjeje janë të natyrës politike se sa teknike.

XS
SM
MD
LG