Ndërlidhjet

17 viktima në Nepal si pasojë e rrëshqitjes së autobusit


Ilustrim

Ilustrim

Së paku 17 persona janë vrarë të hënën kur një autobus ka rrëshqitur nga një rrugë malore në pjesën veriperëndimore të Nepalit, raporton Associated Press.

Autobusi ka dal nga rruga maalora dhe ka rënë disa metra poshtë fshatit Rararihi, rreth 400 km në veriperëndim të kryeqytetit, Kathmandu.

Rruga që është e shtruar me zhavorr ka qenë shumë e rrëshqitshme për shkak të reshurave të natës, ndërsa gjatë kohës së aksidentit ka pasur edhe mjegull.

13 nga 17 viktimat kanë vdekur në vend, derisa katër të tjerë kanë ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të rënda.

12 persona të tjerë janë lënduar në këtë aksident dhe të njëjtit janë dërguar në spital, në mesin e të cilëve pesë janë në gjendje të rëndë, thuhet më tej në raportin e AP-së.

XS
SM
MD
LG