Ndërlidhjet

Putin, i gatshëm të vinte armët bërthamore në gjendje gatishmërie


Ilustrim

Ilustrim

Presidenti rus, Vladimir Putin, duke folur për një dokumentar rreth aneksimit që vendi i tij i bëri gadishullit ukrainas të Krimesë, ka thënë se ai ka qenë i gatshëm të vendos në gjëndje gatishmërie armët bërthamore të vendit gjatë tensioneve që nxiti ky aneksim.

Putini ka thënë se ai ka qenë i gatshëm ta bëj këtë kur është pyetur nëse forcat bërthamore të Rusisë do të viheshin në gjendje gatishmërie.

Dokumentari gati tre orësh, “Krimea: Rruga drejt atdheut” është transmetuar më 15 mars.

Në të, Putini ka thënë se ai nuk ishte i sigurt nëse perëndimi do të intervenonte për të ndaluar aneksimin e Krimesë nga Rusia, diçka që ndodhi në mars të vitit të kaluar, porse ai ka qenë i gatshëm për më të keqën.

Ai ka shtuar se ka pranuar shumë thirrje nga liderë të huaj duke i thënë që të ndalojë veprimet ruse në Krime, por ai iu ka kthyer se fjala është për një “territor historik” ku rusët që jetojnë atje janë në rrezik dhe ne nuk mund t’i braktisim ata.

Putini ka thënë se për shkak që përgjigja e tij ka qenë e sinçertë dhe e hapur, asnjë vend i botës nuk ka qenë i gatshëm të nis një luftë botërore.

XS
SM
MD
LG