Ndërlidhjet

Qindra mijëra protestuesë kundër presidentes së Brazilit


Protesta në Sao Paolo

Protesta në Sao Paolo

Qindra mijëra bralizianë kanë marshuar në 50 qytet në tërë vendin duke kërkuar hetimin e presidentes, Dilma Rousseff, rreth një skandali korrupsioni.

Protesta më e madhe ka ndodhur në Sao Paolo, ku 210 mijë veta janë mbledhur në rrugën qëndrore, derisa protesta të mëdha janë mbajtur edhe në Brasilia, Rio de Zhaniero dhe Porto Alegre.

Rousseff është duke u kritikuar rreth akuzave se përafërsisht 800 milionë dollarë janë dhënë ryshfet për kompaninë e energjisë, Petrobas nga kompanitë e mëdha të ndërtimit dhe firmat inxhinierike në këmbim të kontratave të fryra nga Petrobas.

Disa zyrtarë të lartë të Petrobasit janë arrestuar derisa dhjetëra pjesëtarë të Kongresit kombëtar dhe pjesëtarë të qeverisë aktuale dhe qeverisë së kaluar janë duke u hetuar.

Rousseff është ish udhëheqëse e bordit të Petrobasit, por ajo nuk është duke u hetuar.

Protestat e shtojnë presionin ndaj Dilma Rousseffit e cila sipas sondazheve të publikuara së fundi tregojnë se popullariteti i saj ka rënë si asnjëherë më parë.

XS
SM
MD
LG