Ndërlidhjet

Putin paraqitet në publik, bën shaka me thashethemet për të


Vladimir Puytin (djathtas) gjatë takimit të sotëm me presidentin e Kirgizisë Almazbek Atambaev

Vladimir Puytin (djathtas) gjatë takimit të sotëm me presidentin e Kirgizisë Almazbek Atambaev

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është paraqitur sot publikisht për të parën herë prej 5 marrsit.

Putin është takuar me presidentin e Kirgizisë, Almazbek Atambaev, në një pallat afër Shën Petersburgut.

Duke iu referuar spekulimeve në rritje për shëndetin dhe vendqëndrimin e tij gjatë mungesës së gjatë të paraqitjes në publik, që për të nuk është e zakonshme, zoti Putin theksoi se “pa thashetheme do të ishte gjë e mërzitshme”.

Raportohet se zoti Atambaev tha se Putin është në “gjendje të shkëlqyeshme” dhe se e ka shetitur nëpër hapësirat e pallatit Konstantine, ku janë takuar.

Në spekulimet shtesë lidhur me mungesën e presidentit Putin, 62 vjeçar, ka pasur edhe thashetheme në rritje për thellimin e ndarjeve në qarqet sekrete politike dhe të sigurisë në Rusi, pas vrasjes së politikanit opozitar, Boris Nemtsov, afër presidencës së Rusisë, më 27 shkurt.

XS
SM
MD
LG