Ndërlidhjet

Hagë: U refuzua kërkesa e Goran Haxhiqit për lirim të përkohshëm


Goran Haxhiqi në gjykatën e Hagës
Goran Haxhiqi në gjykatën e Hagës

Tribunali i Hagës për Krime të Luftës sot e ka refuzuar kërkesën e ish-liderit të serbëve në Kroaci, Goran Haxhiq, për lirim të përkohshëm për shkak të sëmundjes.

Haxhiq është i akuzuar për krime kundër kroatëve, në periudhën 1991-93.

Tribunali vendosi që në paraburgimin e gjykatës Haxhiq e ka kujdesin e domosdosdoshëm mjekësor dhe të nivelit të lartë.

Në vendimin e publikuar sot, theksohet se Haxhiq vuan nga një tumor i formës agresive në tru.

Ekspertja Tatjana Seute, që ka dëshmuar para gjykatës, deklaroi se kujdesi për Haxhiqin është “i kualitietit të lartë”.

As mbrojtja e të akuzuarit Haxhiq nuk ka dhënë asnjë vërejtje për terapinë e përcaktuar.

XS
SM
MD
LG