Ndërlidhjet

logo-print

Mogherini: Shqetësim për situatën në Krime


Federica Mogherini

Federica Mogherini

Bashkimi Evropian ka thënë se qëndron fuqishëm ndaj politikës së vet, që të mos e pranoj aneksimin e Krimesë së Ukrainës nga ana e Rusisë, dhe ka shprehur shqetësim për atë që Brukseli vlerëson se është grumbullim ushtarak në këtë gadishull.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, në deklaratën e sotme tha se të 28 shtetet e BE-së “mbesin fuqishëm të përkushtuara për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”.

Këto komente u bënë në njëvjetorin e referenundimit të cilin Rusia e shfrytëzoi si arsyetimin kryesor për aneksimin e Krimesë, që është dënuar dhe vlerësuar si ilegal nga Ukraina, Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara, dhe shumë vende të tjera.

“BE-ja nuk e njeh dhe vazhdon ta dënoj këtë akt të shkeljes së të drejtës ndërkombëtare”, tha Mogherini, dhe ka shtuar se “BE-ja e riafirmon shqetësimin e saj të thellë për vazhdimin e grumbullimit ushtarak dhe përkeqësimin e situatës së të drejtave të njeriut në gadishullin e Krimesë, përfshirë ndalimin e shprehjes së lirë dhe ndjekjen e pjesëtarëve të minoriteteve”.

XS
SM
MD
LG