Ndërlidhjet

BE: Bosnja mund të kërkoj hapjen e rrugës për integrim


Pamje e Sarajevës

Pamje e Sarajevës

Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian e kanë miratuar hapin e ardhshëm në rrugën e Bosnjë Hercegovinës për integrim në BE, pasi politikanët e këtij vendi ballkanik janë pajtuar për një varg të reformave që kërkohen nga Brukseli.

Liderët politikë të Bosnjë Hercegovinës, muajin e kaluar, i kanë kapërcyer dallimet lidhur me Marrëveshjen për Stabilizim - Asocim me BE-në, kështu që, praktikisht, është hapur rruga që Sarajeva të dërgoj kërkesë formale për fillimin e procesit të integrimit në BE, pas bllokadës disavjeçare.

Bosnjë Hercegovina është vendi i vetëm në Ballkanin perëndimor që ende zyrtarisht nuk ka kërkuar statusin e vendit kandidat për pranim në BE.

Marrëveshja e Stabilizim Asocimit, është një dokument kornizë, me të cilin rregullohen marrëdhëniet juridike dhe politike ndërmjet Bosnjë Hercegovinës dhe Bashkimit Evropian. Me këtë marrëveshje, po ashtu, Bosnjës i mundësohet tregti e lirë me BE-në.

Ministrat e jashtëm të 28 vendeve anëtare të BE-së thanë se marrëveshja tash mund të lëvizë përpara, por i kanë tërhequr vërejtjen Bosnjës se duhet të plotësohen përkushtimet për zbatimin e normave të BE-së për të drejtat e njeriut, demokracinë, dhe liritë politike e ekonomike.

XS
SM
MD
LG