Ndërlidhjet

Kommersant: Kritikja e Kremlinit largohet nga Rusia


Ksenia Sobchak
Ksenia Sobchak

Gazeta e njohur ruse, Kommersant, ka raportuar se personalitetja e respektuar, Ksenia Sobchak, njëherësh kritike e qeverisë së Rusisë, është larguar ose do të largohet nga Rusia, bile përkohësisht, për shkak të shqetësimeve për sigurinë e saj, paas vrasjes së politikanit opozitar, Boris Nemtsov.

Në një raport të sotëm, gazeta shkruan se gazetarja, Ksenia Sobchak, në një tubim më 13 mars tha se “nesër po largohem nga Rusia për një kohë”.

Duke cituar miq të paidentifikuar të saj, Kommersant ka raportuar se ata kanë thënë që Sobchak po largohej me rekomandimin e Shërbimeve të sigurisë së Rusisë.

Zonja Sobchak sot në rrjetin Twitter ka shkruar se miqtë e saj kanë “ekzagjeruar pak për imigrim”, por nuk ka qartësuar se nëse ajo po largohet nga Rusia.

Vrasja e politikanit opozitar, Boris Nemtsov, më 27 shkurt të këtij viti, i ka treguar rreziqet me të cilat ballafaqohen kritikët e qeverisë, kështu që Ksenia Sobchak ka thënë se ishte kërcënuar nga një person i panjohur, i cili i kishte thënë se “ju jeni në radhë”. Kjo kishte ndodhur pas ceremonisë së varrimit të Nemtsovit.

Një zëdhënës i presidentit, Vladimir Putin, i ka hedhur poshtë raportet në media për ekzistimin e një liste të vrasjes, në të cilën gjenden personat me emrat e kundërshtarëve të Kremlinit.

XS
SM
MD
LG