Ndërlidhjet

Poloni: Arrestohet pas përpjekjes për kontrabandimin e gruas në valixhe


Ilustrim

Ilustrim

Kufitarët e Polonisë e kanë arrestuar një shtetas francez, për shkak se është përpjekur që gruan e tij ruse ta kontrabandoj në një valixhe në Poloni nga Bjellorusia.

Zyrtarët në Poloni thanë se incidenti kishte ndodhur më 13 mars.

Kjo i shërbeu ligjvënësit rus, Aleksei Pushkov, që t’i lavdëroj raportet ruso-franceze dhe ta kritikoj Poloninë.

“Kjë është një shenjë se partneriteti strategjik ndërmjet Rusisë dhe Francës ka ardhmëri të madhe”, tha kryesuesi i Komitetit të raporteve të jashtme në Dumën ruse, Aleksei Pushkov, dhe ka shtuar se pasi çifti “ishte arrestuar nga kufitarët polakë, përsëri problemet vijnë nga ata”.

Pushkov theksoi se çifti i arrestuar ballafaqohet me dënim deri në tri vjet burg.

Ai i ka dënuar autoritetet e Polonisë, duke thënë se “a ka diçka që ata nuk e kontrabandojnë atje, ndërsa kontrabandimi i bashkëshortes në valixhe, qenka i ndaluar”.

Zëvendësministri i jashtëm i Rusisë, Aleksei Meshkov, që ishte i pranishëm në seancë, tha “ne mund ta kthejmë gruan ruse së bashku me valixhe”.

XS
SM
MD
LG