Ndërlidhjet

Rusi: Për shkak të zjarrit - arrestohet pronari i ndërtesës


Gërmadhat e qendrës tregtare e përfshirë nga zjarri në Kazan

Gërmadhat e qendrës tregtare e përfshirë nga zjarri në Kazan

Në qytetin Kazan në Rusi, është arrestuar shefi i kompanisë që ishte pronare e ndërtesës ku gjendej qendra tregtare e përfshirë nga zjarri vdekjeprurës, javën e kaluar.

Zëdhënësja e Komitetit Hetues në Tatarstan të Rusisë, Elvira Gazizova, u tha sot gazetarëve se drejtori i përgjithshëm i kompanmisë AS Menagement, Robert Khairullin, është paraburgosur dhe do të mbahet deri më 14 maj.

Khairullin është akuzuar për shkelje të rregullave të sigurisë, keqpërdorim të pozitës, falsifikim, e të tjera.

Nën hetime është edhe një shef tjetër i kësaj kompanie.

Nga zjarri që e përfshiu qendrën tregtare Admiral më 11 mars, janë vrarë 17 vetë, ndërsa planifikohet se kërkimet do të vazhdojnë deri më 17 mars.

XS
SM
MD
LG