Ndërlidhjet

NATO: Mbështetje për pavarësinë e Moldavisë


Jens Stoltenberg (majtas) dhe Chirli Gaburici
Jens Stoltenberg (majtas) dhe Chirli Gaburici

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një konferencë të sotme për gazetarë në Bruksel, tha se Moldavia është “partner i vlefshëm” për aleancën.

“Të gjithë aleatët e NATO-s e mbështesin sovrantitetin, pavarësinë, integritetin territorial dhe e respektojnë neutralitetin kushtetues të Moldavisë”, tha Stoltenberg, pas bisedimeve me kryeministrin e Moldavisë, Chilir Gaburici.

Stoltenberg dhe Gaburici kanë diskutuar, po ashtu, për hapin e ardhshëm për krijimin e Ndërtimit të Nismës së Kapacitetit Mbrojtës (DCBI) për Moldavinë.

Rusia i është kërcënuar Moldavisë për synimin e saj për raporte më të afërta me Bashkimin Evropian, duke sugjeruar se do të mund ta humbte kontrollin ndaj rajonit separatist prorus, Transdnistria.

Rusia aktualisht i ka afro 1200 ushtarë në Moldavi.

XS
SM
MD
LG