Ndërlidhjet

Varri i Saddam Husseinit u shkatërrua nga luftimet për Tikrit


Ushtarët e Irakut gjatë luftës kundër militantëve të Shtetit Islamik afër Tikritit
Ushtarët e Irakut gjatë luftës kundër militantëve të Shtetit Islamik afër Tikritit

Varri i ish-diktatorit të Irakut, Saddam Hussein, raportohet se është shkatërruar pothuajse krejtësisht nga luftimet afër qytetit Tikrit.

Forcat qeveritare të Irakut dhe luftëtarët e milicive shiite, të mbështetura nga Irani, tash e disa javë po luftojnë për t’i dëbuar militantët e grupit ekstremist, Shteti Islamik, nga Tikriti.

Zyrtarët e Irakut thonë se militantët e Shtetit Islamik janë të rrethuar nga të gjitha anët dhe janë të bllokuar në disa pjesë të qendrës së qytetit.

Por, ministri i brendshëm i Irakut, Mohammed Salem al-Ghabban, tha sot se offensiva do të ndalet, në mënyrë që tu mundësohet civilëve që të largohen nga ky qytet.

Tikriti është vendlindja e ish-diktatorit, Saddam Hussein.

XS
SM
MD
LG