Ndërlidhjet

Zarif: Mbeten dallime në bisedimet atomike


Javad Zarif
Javad Zarif

Ministri i jashtëm i Iranit, Javad Zarif, thotë se mbeten dallime në bisedimet me Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë e tjera botërore, për arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme për programin atomik iranian.

Këto komente ai i bëri sot në Lozanë të Zvicrës, pas bisedimeve me sekretarin amerikan të shtetit, John Kerry.

“Zgjidhja është afër arritjes, por ne ende kemi dallime në disa fusha”, tha Javad.

Delegacioni iranian është nisur për në Bruksel, për takime me ministrat e vendeve të Bashkimit Evropian.

Një zyrtar i lartë i Shteteve të Bashkuara ka thënë se Irani “ende ka për të bërë disa zgjidhje shumë të ashpra dhe të domosdoshme për shqyrtimin e shqetësimeve të rëndësishme, që mbeten për programin e tij atomik”.

Ky zyrtar u tha gazetarëve se nuk është e qartë nëse afati i përcaktuar deri në fund të këtij muaji për marrëveshjen kornizë do të mund të arrihet.

XS
SM
MD
LG