Ndërlidhjet

logo-print

Pakistan: Protestë e të krishterëve pas sulmeve në kisha


Policia ka përdorë gaz lotsjellës për t'i shpërndarë protestuesit e krishterë në Lahore

Policia ka përdorë gaz lotsjellës për t'i shpërndarë protestuesit e krishterë në Lahore

Mijëra pjesëtarë të pakicës së krishterë në Pakistan sot kanë protestuar në qytetin lindor, Lahore, pas sulmeve vdekjeprurëse në dy kisha.

Protestuesit kanë dëmtuar objekte të ndryshme dhe raportohet se janë përleshur me policinë, e cila ka përdorë gaz lotsjellës dhe shkopinj për t’i shpërndarë ata.

Nga sulmet e djeshme vetëvrasëse në dy kisha, në një lagje të Lahores, me popullatë shumicë të krishterë, janë vrarë së paku 16 vetë.

Përgjegjësinë për këto sulme i ka marrë një grup i talibanëve në Pakistan.

Pas eksplodimeve, banorët e zemëruar i kanë vrarë dy njerëz për të cilët ata mendonin se ishin të involvuar në sulme.

Sot, protesta ka pasur edhe në qytetet Faisalabad dhe Gurjanvala.

Të krishterët e përbëjnë më pak se 2% të popullatës në Pakistan, që në masë të madhe është me popullatë myslimane.

Protestuesit e kanë akuzuar qeverinë se nuk po bënë mjaft për t’i mbrojtur ata nga sulmet sektare.

XS
SM
MD
LG