Ndërlidhjet

Boston: Jurisë i është treguar barka ku është zënë Tsarnaevi


Vëllezërit Dzokhar dhe Tamerlan (djathtas) Tsarnaev në fotografinë e publikuar nga agjencia FBI
Vëllezërit Dzokhar dhe Tamerlan (djathtas) Tsarnaev në fotografinë e publikuar nga agjencia FBI

Anëtarët e jurisë në procesin gjyqësor kundër sulmuesit me bombë në maratonën e Bostonit, Dzokhar Tsarnaev, e kanë parë barkën në të cilën ai është zënë.

Anëtarët e jurisë kanë shkuar te barka e goditur me plumba gjatë ditës së djeshme.

Brenda saj ishte një porosi e shkruar e Tsarnaevit, ku sugjeron se sulmi ishte hakmarrje për fushatat ushtarake të Shteteve të Bashkuara kundër vendeve me popullatë shumicë myslimane.

Në sulmin në Boston ishin vrarë tre vetë dhe plagosur më se 260 të tjerë.

Avokati i Dzokhar Tsarnaevit ka pranuar se klienti i tij ka marrë pjesë në sulme me bomba dhe në krime të tjera, por vëllau i tij i vrarë, Tamerlan Tsarnaev, ishte ideolog.

Dzokhar Tsarnaev, shtetas i naturalizuar amerikan, me origjinë nga Kaukazi Verior i Rusisë, mund të ballafaqohet me dënim me vdekje.

XS
SM
MD
LG