Ndërlidhjet

logo-print

BE: Fernando Gentilini – përfaqësues special në Lindjen e Mesme


Fernando Gentilini gjatë qëndrimit të tij në Kosovë në vitin 2011

Fernando Gentilini gjatë qëndrimit të tij në Kosovë në vitin 2011

Bashkimi Evropian e ka emëruar diplomatin italian italian, Fernando Gentilini, që të jetë përfaqësues special i BE-së në Lindjen e Mesme.

“Fernando Gentilini do të punoj drejt vazhdimit të negociatave kuptimplota me qëllim që të arrihet marrëveshje gjithpërfshirëse paqësore, bazuar në zgjidhjen me dy shtete”, thuhet në njoftimin për media të përfaqësueses së lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Moferini, me rastin e emërimit të zotit Gentilini.

Fernando Gentilini ka punuar në Afganistan për NATO-n dhe në Kosovë për Bashkimin Evropian.

XS
SM
MD
LG