Ndërlidhjet

Mihajlloviq: Ektremistët shqiptarë edhe mëtutje me ndikim


Pamje e Beogradit

Pamje e Beogradit

Sekretari i përgjithshëm i qeverisë së Serbisë, Milivoje Mihajlloviq, ka deklaruar sot se në Kosovë, ekstremistët shqiptarë janë me ndikim edhe aktualisht, 11 vite pas dhunës kundër serbëve në vitin 2004, siç ka vlerësuar ai, me ç’rast për dy ditë janë vrarë 19 vetë.

“Sot në shënjestër të këtyre ekstremistëve nuk janë vetëm serbët, por edhe shqiptarët, çdokush që nuk u përgjigjet atyre”, tha Mihjalloviq për Radio Televizionin e Serbisë, transmeton agjencia Beta.

Në mars të vitit 2004, gjatë dy ditëve të trazirave, janë vrarë 19 vetë, 11 shqiptarë dhe 8 serbë, ndërsa afro 900 vetë ishin lënduar, përfshirë edhe pjesëtarë të policisë së Kosovës dhe asaj ndërkombëtare.

Këtë dhunë e pat dënuar Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara dhe qeveritë e shumë shteteve.

XS
SM
MD
LG