Ndërlidhjet

logo-print

Takohen diplomatët e lartë koreanë, kinezë dhe japonezë


Pamje e kryeqytetit Seul në Korenë Jugore

Pamje e kryeqytetit Seul në Korenë Jugore

Ministrat e jashtëm të Koresë Jugore, Kinës dhe Japonisë, planifikojnë të takohen këtë javë. Ky takim do të ishte i pari i këtij lloji në tri vitet e fundit.

Bisedimet vjetore ishin pezulluar prej prillit të vitit 2012, për shkak të mospajtimeve territoriale dhe historike.

Ministria e jashtme e Koresë Jugore tha sot se takimi do të mbahet në Seul më 21 të këtij muaji.

Japonia e kishte kolonizuar gadishullin korean dhe kishte okupuar pjesë të Kinës, shpeshherë brutalisht, para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Raportet e Japonisë me Korenë Jugore dhe Kinën janë përkeqësuar gjatë viteve të fundit për shkak të disa zhvillimeve nacionaliste dhe komenteve në Japoni.

XS
SM
MD
LG