Ndërlidhjet

Katër të vrarë në kufirin afgano-turkmen


Fshatarët e fshatit Qarqeen në breg të lumit Amu në kufirin ndërmjet Turkmenisë dhe Afganistanit
Fshatarët e fshatit Qarqeen në breg të lumit Amu në kufirin ndërmjet Turkmenisë dhe Afganistanit

Gulam Rasul Qaryadar, lider lokal në fshatin turkmen, Qarqeen, afër kufirit me Afganistanin, thotë se policia i ka vrarë së paku 4 vetë dhe plagosur 7 të tjerë, gjatë shpërndarjes së një proteste.

Mëtutje, ai i tha Radios Evropa e Lirë se dje policia ka shtënë me armë, pasi turkmenët etnikë ishin mbledhur para ndërtesës së administratës së rrethit për të kërkuar që autoritetet e Turkmenisë të mos e marrin tokën e fshatarëve.

Zyrtarë të tjerë, që kanë folur në kushte anonimiteti, e kanë konfirmuar dhunën, por nuk kanë paraqitur detaje të tjera.

Fshatarët thonë se forcat e Turkmenisë po e plaçkisin tokën e tyre në një ishull në lumin Amu, që kishte shërbyer si pjesë e kufirit ndërmjet Afganistanit dhe Turkmenisë.

XS
SM
MD
LG