Ndërlidhjet

Pilotja Savchenko e vazhdoi grevën e urisë në burgun rus


Nadia Savchenkos i vendosen prangat pasi ka përfunduar një paaraqitje në një gjykatë të Rusisë
Nadia Savchenkos i vendosen prangat pasi ka përfunduar një paaraqitje në një gjykatë të Rusisë

Pilotja ushtarake ukrainase, Nadia Savchenko, thotë se e ka vazhduar grevën e urisë në një burg të Rusisë dhe se është e përgatitur të vdesë nëse nuk lirohet.

“Prej 16 marsit e kam vazhduar grevën e urisë derisa të mos kthehem në Ukrainë ose deri në ditën e fundit të jetës sime në Rusi”, ka shkruar ajo në një letër, të cilën në rrjetin Twitter e ka postuar njëri nga vokatët e saj, Mark Feigin.

Sacvhenko, 33 vjeçare, i ka humbur afro 20 kilogramë gjatë drevës së urisë, që e kishte filluar më 13 dhjetor, e të cilën e kishte ndërprerë më 5 mars, për shkaqe shëndetësore.

Ajo ësghtë e akuzuar për përfshirje në një sulm nga i cili janë vrarë dy gazetarë rusë, që kanë raportuar nga konflikti në pjesën lindore të Ukrainës, ndërmjet separatistëve prorusë dhe forcave qeveritare të Ukrainës.

Nadia Savchenko e ka hedhur poshtë çfarëdo involvimi dhe thotë se ishte rrëmbyer nga separatistët në muajin qershor të vitit të kaluar dhe ilegalisht ishte dërguar në Rusi. Ajo thotë se autoritetet ruse nuk kanë të drejtë ta mbajnë atë.

XS
SM
MD
LG