Ndërlidhjet

Princi Harry lë ushtrinë


Princi Harry
Princi Harry

Princi Harry i Britanisë ka thënë se do të nisë “një kapitull të ri” të jetës, pasi të lërë ushtrinë në muajin qershor.

Pallati mbretëror ka konfirmuar se princi do t’i japë fund karrierës ushtarake 10-vjeçare, pas një komandimi 4-javësh në Forcën e Mbrojtjes në Australi, që do të nisë nga muaji prill.

I katërti në radhë për fronin mbretëror ka thënë se përvoja e tij në ushri do të mbetet gjithmonë me të.

Princi ka thënë se është duke menduar ende opsionet e punësimit.

Princi Harry ka marrë pjesë në luftën në Afganistan në dy turne, së fundi më 2012 si bashkëpilot i një helikopteri Apache.

XS
SM
MD
LG