Ndërlidhjet

Dhoma e Ulët e Parlamentit të Rusisë ka refuzuar propozimin për të mbajtur një minutë heshtje në nderim të opozitarit të vrarë rus, Boris Nemtsov, ish-ligjvënës i Dumës Shtetërore.

Propozimi është bërë nga deputeti opozitar, Dmitry Gudkov.

Kryetari i Dumës, Sergei Naryshkin, e ka refuzuar atë, duke thënë se ai tashmë ka shprehur ngushëllime për të afërmit e Nemtsovit në emër të Dumës, duke u dërguar atyre telegram.

Nemtsov ka qenë qenë anëtar i Dumës nga viti 1999 deri më 2003.

Ai është vrarë më 27 shkurt pranë ndërtesës së Kremlinit në Moskë.

XS
SM
MD
LG