Ndërlidhjet

logo-print

Pakistani vazhdon me ekzekutimin e të dënuarve


Pakistan

Pakistan

Autoritetet në Pakistan kanë thënë se do të ekzekutojnë disa “kriminelë të dënuar” në javët e ardhshme.

“E kemi nisur këtë proces dhe do ta vazhdojmë”, ka thënë ministri i Brendshëm i provincës Punxhab, Shuja Khanzada.

Paralajmërimi vjen pak orë pasi autoritetet kanë ekzekutuar 12 persona me varje.

Të ekzekutuarit kanë qenë terroristë, vrasës apo fajtorë për “krime monstruoze”, ka thënë një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme pakistaneze.

Pakistani ka rikthyer ekzekutimet dhjetorin e kaluar, kur militantët talibanë kanë sulmuar një shkollë në Peshauar, duke vrarë mbi 150 persona, gati të gjithë nga ta fëmijë.

Dhjetë nga 12 ekzekutimet e sotme janë kryer në provincën më të madhe të Pakistanit, Punxhab.

XS
SM
MD
LG