Ndërlidhjet

Irani, optimist për marrëveshjen bërthamore


Kryenegociatori i Iranit për çështje bërthamore, Ali Akhbar Salehi.
Kryenegociatori i Iranit për çështje bërthamore, Ali Akhbar Salehi.

Kryenegociatori i Iranit për çështje bërthamore, Ali Akhbar Salehi, ka thënë se mosmarrëveshjet kryesore të qeverisë së tij me fuqitë botërore, janë zgjidhur.

Duke folur për televizionin shtetëror të Iranit, Salehi po ashtu është shprehur optimist se do të respektohet afati i 31 marsit për arritjen e marrëveshjes kornizë.

Irani dhe gjashtë fuqitë botërore – Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina, Britania, Gjermania dhe Franca – po bëjnë përpjekje të arrijnë një marrëveshje, sipas së cilës, Irani do të frenonte aktivitetet e tij bërthamore, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

Nëse marrëveshja kornizë arrihet deri në fund të muajit, palët do të negociojnë marrëveshjen finale deri më 30 qershor.

Fuqitë botërore druajnë se Irani po zhvillon fshehurazi armën atomike, por Teherani thotë se aktivitetet e tij bërthamore kanë plotësisht qëllime paqësore.

XS
SM
MD
LG